Pas divorcit, burri qëllon me thikë gruan, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë

Pas divorcit, burri qëllon me thikë gruan, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një grua 62-vjeç është qëlluar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Milano. Gruaja, sipas mediave italiane, është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. 62-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të shumta që ka marrë në zonën e qafët, ku i janë dëmtuar edhe enët e gjakut. Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë ndodhur fillimisht brenda banesës së saj, përpara se ajo të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Autori i dyshuar, mendohet që të jetë ish-bashkëshorti i 62-vjeçares. Pas ngjarjes, autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim. Një fqinje ka treguar për mediat se kishte dëgjuar britma...