Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump anuloi takimin me Kremlinin pasi e quajti “humbje kohe”/ Rusia nis stërvitjet bërthamore, Putin mbikëqyr nga afër përgatitjet
Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu edhe lëshime praktike raketash. Kjo manovër vjen në një kohë kur samiti i planifikuar i tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me konfliktin në Ukrainë, është pezulluar. Në deklaratën zyrtare, Kremlini tha se qëllimi i stërvitjes ishte testimi i aftësive të strukturave të komandës ushtarake dhe procedurave për autorizimin e përdorimit të armëve bërthamore. Putin theksoi se stërvitjet ishin planifikuar më parë, por ato u zhvilluan vetëm pak orë pasi Presidenti Trump njoftoi se kishte pezulluar takimin e planifikuar në Budapest, duke e cilësuar si një “humbje kohe”. Takimi, i shpallur nga Trump javën e kaluar, u pezullua pas një telefonate mes Sekretarit...