SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon pa u ndalur një nga skemat më të paturpshme të vjedhjes së fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Europian. AZHBR u krijua për të ndihmuar bujqësinë, për të fuqizuar fermerin, për të zhvilluar zonat rurale dhe për të mbështetur ekonominë e fshatit. Por ajo që ndodh sot është e kundërta e çdo misioni publik. Ky institucion është kthyer në një makineri grabitjeje të organizuar, ku çdo tender, çdo subvencion, çdo faturë kalon përmes...