Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dyshohet se ishin vendosur nga veprimtaritë kriminale, konfiskohen mbi 15 mijë metra katrorë pasuri në Lezhë
Policia e Lezhës ka konfiskuar 7 pasuri, me sipërfaqe totale prej 15028 m2. Pasuritë e sekuestruara, ndodheshin në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin. Ky ishte një vendim i marrë nga GJKKO, pas dyshimeve se ato ishin vendosur nga veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë,...