Mirel Çokaj u gjet i pajetë në Malësi, e motra: Vëllai merrej me drogë, e ka vrarë ortaku i tij

Mirel Çokaj u gjet i pajetë në Malësi, e motra: Vëllai merrej me drogë, e ka vrarë ortaku i tij

Mirjana dhe Mirel Çokaj MALËSI E MADHE-Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet ditën e sotme për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në Malësinë e Madhe. 40-vjeçari u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, më 18 shtator të këtij viti, por sot nisi zyrtarisht hetimi për vdekjen e tij. Familjarët e 40-vjeçarit kanë ngritur dyshime për vrasje, duke pretenduar se ai ndodhej në një parcelë kanabisi, rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi. Sipas tyre, kanabisi ishte gati për t’u korrur, dhe pikërisht në këtë periudhë Çokaj humbi jetën. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se telefoni i tij nuk është gjetur ende, çka ka ngritur hipotezën se mund të...