Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Deputetët, kritika AMF-së: Nuk mbron investitorët, s’ka transparencë, s’lufton kartelin në sigurime
Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe Financave kritikuan punën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) lidhur me mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve.Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se Kuvendi vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion.Ata u shprehën se në veçanti tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik vazhdon të funksionojë si kartel i hapur dhe ndarja e tregut mes kompanive po qëndron në nivele të njëjta prej vitesh.Sipas tyre, rregullorja e vitit të kaluar për diferencimin e primeve ka shërbyer vetëm për rritjen e çmimit mesatar të policave të sigurimit TPL, ndërsa nga ana tjetër ofron stimuj (koeficentë) të pamjaftueshëm për të rritur kujdesinë drejtuesve të mjeteve,...