Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zelensky shkon në Këshillin Europian, zbardhen detajet nga takimi
Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 16:29 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas vizitës në vendet nordike, nesër do të shkojë në Këshillin Evropian. Presidenti i këtij organi, Antonio Costa konfirmoi vizitën. ”Do të diskutojmë se si ta mbështesim më tej Ukrainën, ndërsa ajo përballet me luftën e agresionit të Rusisë”. Në takim, BE-ja do të diskutojë sanksionet e fundit ndaj Rusisë dhe gjithashtu mundësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara ruse për të ndihmuar në financimin e luftës në Ukrainë.