No Image Available

“Dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale”/ Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin

Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar.  Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.  “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia.  Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin...