Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Braçe “shpërthen” me kritika për tregun e sigurimeve: Ka marrëveshje të paligjshme, AMF ja hedh topin Konkurrencës! Bonus-Malusi favorizon..
Në Komisonin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe tha se tregu i sigurimeve ka mungesë konkurrence dhe se kompanitë kanë bërë një marrëveshje të jashtëligjshme duke fiksuar çmimet dhe shërbimet në kurriz të qytetarëve. Kjo sipas tij është e pranuar edhe nga vetë institucionet si AMF apo Autoriteti i Konkurrencës që bëjnë ping-pong me kompetencat e tyre. “Nuk ndryshon asnjë gjë në këtë treg në harkun e këtyre viteve, të njëjtët operator, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat probleme dhe barriera. Barriera kryesore në atë treg vjen nga operatorët, është ajo që kemi diskutuar këtu dhe ju e hodhët topin tek Autoriteti i Konkurrencës, nesër do të vijë Konkurrenca këtu dhe do e kalojë topin tek ju, se është top i nxehtë ai. Ndaj ikin investitorët e huaj, sepse ky treg...