Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Virusi HPV shkakton kancer në qafën e mitrës/ Propozimi i ISHP: Do të vaksinohen edhe djemtë
Vaksina kundër Human Papiloma Virus (HPV), e cila mbron nga kanceri i qafës së mitrës, do të aplikohet edhe tek djemtë. Mund të duket e çuditshme, por është pikërisht ky virus (HPV) që transmetohet përmes kontakteve seksuale, duke rritur rrezikun edhe te meshkujt për shfaqjen e kancerit të organeve gjenitale, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Instituti i Shëndetit Publik ka propozuar futjen e kësaj vaksine në vitin 2026, edhe për djemtë e moshës 13 vjeç. Prej tre vitesh, në kalendarin e detyruar të vaksinimit po aplikohet doza katërvalente kundër HPV te vajzat 13-vjeçare. Gjithashtu, për moshat 14 deri në 20 vjeç, Instituti i Shëndetit Publik ka ndërmarrë një fushatë vaksinimi kundër HPV në qendrat shëndetësore, për të mbrojtur gratë dhe nënat e ardhshme nga kanceri i...