“500 mijë euro për një vend në Gjykatën e Lartë” – akuzat e forta të Dashnor Sulës

“500 mijë euro për një vend në Gjykatën e Lartë” – akuzat e forta të Dashnor Sulës

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar se një ish-President i Shqipërisë ka marrë shuma nga 300 deri në 500 mijë euro për të emëruar një gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Sula nuk përmendi emra por tha se të gjithë i dinë shumat, të cilat paguheshin nën dorë për të kryer transferime dhe emërime gjyqtarësh e prokurorësh, para se të realizohej reforma në drejtësi e të ngrihej SPAK-u, BKH dhe Gjykata e Posaçme. “Patëm shkuar deri në atë pikë që perceptimi i qytetarëve dhe realiteti ishte jashtëzakonisht i rëndë për shkak se përveç korrupsionit që nuk goditej, flasim për legjislativin dhe për ekzekutivin që ishin thuajse të lidhura duart sepse ishte një prokuror që komandohej nga Prokurori i Përgjithshëm, dhe ky që ishte i zgjedhur nga...