Automjeti përmbyset në aksin Sarandë–Skërficë, policia heton shkaqet

Automjeti përmbyset në aksin Sarandë–Skërficë, policia heton shkaqet

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sarandë–Skërficë, në afërsi të fshatit Senicë, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë. Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Toyota, i drejtuar nga shtetasi Alton Zhuli, 50 vjeç, u përmbys në mes të aksit rrugor, pasi drejtuesi humbi kontrollin mbi drejtimin. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kryen veprimet procedurale dhe verifikimet përkatëse. Testi i alkoolit rezultoi negativ, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të mundshëm të aksidentit.     Autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së kontrollit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për...