Policia e Shkodrës vë në pranga dy shoferë, njëri për përfshirje në aksident, tjetri i dehur në timon…

Policia e Shkodrës vë në pranga dy shoferë, njëri për përfshirje në aksident, tjetri i dehur në timon…

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan shtetasit: -Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor “Koplik-Vermosh”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel. Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;-Y. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës,...