Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët braktisin bankat, marrin më shumë borxh tek miqtë, ja çfarë zbulon raporti i fundit
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose blerje banese. Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në rreth 47% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Rreth 41% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti apo overdraft. Huamarrja në trajtë bankare ka pësuar një rënie me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa huamarrja në trajtë kartash krediti dhe overdraft nuk ka ndryshuar. Nga ana tjetër, në rreth 39% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë, duke shënuar rritje me 5...