Starmer: Shqipëria është fyer padrejtësisht – Britania kërkon bashkëpunim

Starmer: Shqipëria është fyer padrejtësisht – Britania kërkon bashkëpunim

Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 14:27 Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë fyer padrejtësisht në diskursin publik,  duke theksuar nevojën për të vlerësuar bashkëpunimin me to në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Deklarata e tij u publikua nga tabloidi britanik “The Sun”,  në prag të konferencës së Procesit të Berlinit që po zhvillohet sot në Londër. Starmer paralajmëroi se trafikantët kanë ndërtuar një “perandori kriminale” që shtrihet në të gjithë Evropën,  me një “autostradë kriminale” që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe çon emigrantët e paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. “Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë atë,”  tha Starmer. Ai njoftoi se Britania po vendos...