Droni rus godet kopshtin e fëmijëve në Kharkiv, Zelensky: S’ka justifikim, Rusia e paturpshme

Droni rus godet kopshtin e fëmijëve në Kharkiv, Zelensky: S’ka justifikim, Rusia e paturpshme

Një çerdhe në Kharkiv u godit nga një dron rus të mërkurën në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko. Rreth 50 fëmijë u evakuuan nga vendi i ngjarjes, ndërsa numri i fëmijëve të plagosur nuk është i qartë. Sipas një postimi nga Klimenko në Facebook, ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë i larguan fëmijët në mënyrë të sigurt nga çerdhja e goditur prej rusëve. “Duart e vogla mbajnë supet e atyre që i shpëtojnë dhe i mbrojnë ata. Nuk ka parime apo rregulla në veprimet e Rusisë. Vetëm shkatërrim dhe vdekje”, tha ministri. Policia, në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), po e dokumenton incidentin si krim lufte kundër civilëve dhe...