Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit hap zjarr pranë Parlamentit, Vuçiç: e prisja që do të ndodhte
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se personi i arrestuar pas incidentit para Kuvendit të Serbisë është Vladan A., i lindur në vitin 1955 në Beograd, një pensionist dhe ish-punonjës i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (DB). “Ky person ka banesën në komunën Stari Grad. Sipas vlerësimit tim si jurist dhe politikan, ai ka kryer një sulm terrorist të tmerrshëm ndaj personave të tjerë dhe pasurisë së huaj, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Kualifikimin përfundimtar të veprës do ta japë prokuroria kompetente”, tha Vuçiç, raporton N1, përcjell A2 CNN. Ai shtoi se, në varësi të përcaktimit ligjor, çështja do të trajtohet ose nga Prokuroria për Krimin e Organizuar ose nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd. Vuçiç bëri të...