Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U kërcënua me jetë/ Qeveria franceze i del në krah ish-presidentit të Francës, do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg
Pas kërcënimeve me jetë nga të burgosurit, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të ketë dy oficerë policie të stacionuar pranë qelisë së tij, për aq kohë sa ai të jetë në burg. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm i Francës. Sarkozy mbërriti dje në burgun e La Sante në Paris, ku do të vuajë dënimin për pesë vite. Ai u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia. Sot, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha për radion ‘Europe 1’ se dy oficerë policie nga një njësi sigurie që mbron ish-presidentët do të vendosen përgjithmonë në qelitë fqinje gjatë gjithë burgosjes së Sarkozysë. “Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Padyshim që ekziston...