Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
BE-ja përgatit zgjerimin “pa bllokime”, anëtarët e rinj pa të drejtë vote
Bashkimi Evropian po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e anëtarësimit, që do t’u lejonte vendeve të reja të bëhen pjesë e BE-së pa fituar menjëherë të drejtën e votës, në mënyrë që të shmangen bllokimet politike, raportoi Politico duke iu referuar disa diplomatëve evropianë dhe zyrtarëve të BE-së. Sipas propozimit, vendet që do të anëtarësohen rishtas – përfshirë Ukrainën, Moldavinë apo Mali i Zi dhe Shqipëria – do të gëzonin përfitimet e anëtarësimit, por pa të drejtë vetoje në vendimmarrjen evropiane, derisa të kryhen reformat e brendshme të BE-së që synojnë kufizimin e fuqisë së bllokimit nga çdo shtet anëtar. “Vendet e reja duhet të heqin dorë përkohësisht nga e drejta e vetos derisa të zbatohen reformat institucionale brenda BE-së”, tha Anton Hofreiter,...