Aksident i rëndë në Kukës. Përplasen dy mjete, pesë të plagosur, mes tyre fëmijë

Aksident i rëndë në Kukës. Përplasen dy mjete, pesë të plagosur, mes tyre fëmijë

Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 12:16 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Qafë Toblit, në Kukës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe të mitur. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas burimeve zyrtare, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, në të cilin udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, si dhe një kamionçinë. Krumë/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur...