Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Financat ruse të trazuara, protesta e rrallë që “tronditi” qeverinë në Moskë
Nga Federico Fubini, Corriere Della Sera Më 11 tetor në Vladivostok, në skajin më lindor të Rusisë, ndodhi një ngjarje që sfidon të gjitha stereotipet dhe zakonet e Rusisë autokratike të Vladimir Putinit. Jo vetëm që një protestë kundër një vendimi qeveritar u lejua zyrtarisht, por edhe politikanët lokalë iu bashkuan qytetarëve, duke protestuar kundër Moskës. Ishte hera e parë që pas periudhës së COVID-it, që banorët e Vladivostokut u lejuan të dilnin në rrugë. Ata kritikonin një masë të ligjit të buxhetit, që në dukje nuk ka lidhje me luftën në Ukrainë: rritjen drastike të taksave mbi makinat e përdorura të importuara. Vladivostok ka qenë tradicionalisht një qendër e makinave të vjetra japoneze që vijnë me anije, dhe tani rrezikon të humbasë këtë model...