‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

Avokati i Nicolas Sarkozy e përshkroi ditën e parë të ish-presidentit francez në burg si të vështirë, pas dënimit të tij me pesë vjet burg për konspiracion kriminal për të përfituar fonde zgjedhore nga regjimi i Muammar Gaddafit. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, përveç asaj që është zbuluar në lidhje me kushtet e paraburgimit të Sarkozy, dy oficerë policie janë vendosur në një qeli ngjitur ish-presidentit francez, që të ndërhyjnë nëse është e nevojshme. “Askush nuk mund ta kishte kaluar ditën e parë në burg me më shumë forcë dhe optimizëm se Sarkozy. E di që ai do të durojë dhe do të vazhdojë të luftojë”, tha Jean-Michel Darois për “Le Parisien”, pas vizitës së tij të martën pasdite. Ai shtoi se “Sarkozy nuk po...