Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot Samiti i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër, të pranishëm Rama dhe Kurti! Zbardhet agjenda
Foto ilustruese LONDËR- Kryqyteti britanik, Londër, do të presë sot Samitin e Berlinit për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen sot për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së. Të pranishëm do të jenë: Kryeministri Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri serb Gjuro Macut, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut,...