Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Negociatat për paqen në Ukrainë bllokohen/ Putin kërkon Donbasin, NATO dhe BE shpresat tek Kievi
Samiti i planifikuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Budapest është pezulluar, ndërsa përpjekjet për të nisur negociata të vërteta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë ngecur. Sipas burimeve diplomatike, gjatë një telefonate më 16 tetor, presidenti rus Vladimir Putin përsëriti kushtet e panegociueshme të Moskës: njohjen nga Kievi të kontrollit rus mbi të gjithë rajonin e Donbasit. Aktualisht, ushtria ruse kontrollon rreth 88% të këtij territori, përfshirë pjesë të distrikteve të Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Khersonit. Kjo kërkesë do t’i jepte Rusisë rreth 12% shtesë të territorit të Ukrainës — një ultimatum që qeveria ukrainase e konsideron të papranueshëm. Pavarësisht përpjekjeve të Trump dhe këshilltarëve të tij për të ringjallur dialogun, Uashingtoni ka kuptuar se Putini nuk ka ndryshuar qëndrim që...