Ish-sekretarja e Biden sulmon JD Vance: Ai është më i frikshëm se Trump, kameleon politik

Ish-sekretarja e Biden sulmon JD Vance: Ai është më i frikshëm se Trump, kameleon politik

Ish-sekretarja e shtypit e Joe Biden, Jen Psaki, është përballur me një valë kritikash pasi komentoi me tone përçmuese ndaj zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe bashkëshortes së tij, Usha, gjatë një interviste në një podkast. Gjatë paraqitjes së saj të martën në podkastin “I’ve Had It”, Psaki, e cila aktualisht drejton një emision politik në MSNBC, u shpreh se Vance, i përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, “dëshiron të bëhet president më shumë se çdo gjë tjetër” dhe është “i gatshëm të bëjë gjithçka për ta arritur këtë”. Duke e quajtur Vance “më të frikshëm se Trump”, Psaki tha se ai është “një kameleon politik” që përshtatet me çdo audiencë. Por komenti që ndezi reagime të ashpra ishte...