“Na bëj një kafe o kamarier”/ Si nisi sherri ku mbetën dy të vrarë në Durrës, zbardhet dinamika

“Na bëj një kafe o kamarier”/ Si nisi sherri ku mbetën dy të vrarë në Durrës, zbardhet dinamika

vendngjarje DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i dyfishtë në Durrës, nga ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy person, Aranit Kurti 23 vjeç, dhe Flori Paluçi 33 vjeç. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal. Shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe.  Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur. Burime bëjnë me dije se personat kanë debatuar me kamarierin, ndërsa konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në...