Qeveria shqiptare ka financuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës? Pacolli e sqaron një herë e mirë: S’ka paguar asnjë qindarkë!

Qeveria shqiptare ka financuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës? Pacolli e sqaron një herë e mirë: S’ka paguar asnjë qindarkë!

behgjet pacolli TIRANË- Biznesmeni dhe aksioneri i 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj lajmeve dhe emisioneve të transmetuara në televizionet shqiptare në lidhje me investimet në këtë projekt gjigand. Lidhur me një deklaratë të bërë në emisionin e Adi Krastës, ku sipas një të ftuari, Qeveria Shqiptare po paguan shpenzimet e aeroportit, Pacolli ka reaguar i revoltuar duke i mohuar këto zëra. Pacolli ka sqaruar se Qeveria Shqiptare nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij aeroporti. Sipas tij, ndërtimi i aeroportit dhe të gjitha investimet në të, financohen nga koncesionari. Reagimi: Duke ndjekur disa televizione shqiptare përmes telefonit tim (pasi ndodhem larg Shqipërisë), te emisioni i Adi Krastes, dëgjova zotin Kalliqi ( nuk e...