Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Salla: Eksportet bujqësore në rritje të qëndrueshme
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve. Gjatë një vizite në fermën e Admirim Shanit në Lushnjë, ministri vlerësoi shembullin e suksesit të fermerit, i cili së bashku me familjen kultivon në 25 hektarë tokë perime dhe varietete rrushi në serra. Salla tha se, këto prodhime eksportohen jashtë vendit, duke përfaqësuar denjësisht etiketën “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. “Falë Skemës Kombëtare, fermerët si Admirimi kanë mundur të përqendrohen te prodhimi cilësor, duke mos u shpërndarë në kultura dytësore, por duke rritur rendimentin dhe ulur kostot përmes mekanizimit bujqësor”, u shpreh ministri. Sipas...