Hajdari: Protesta e UÇK në Tiranë goditi kullat, aty ishin bashkë socialistë e demokratë

Hajdari: Protesta e UÇK në Tiranë goditi kullat, aty ishin bashkë socialistë e demokratë

Koordinatori i protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se ngjarja e zhvilluar më 17 tetor në Sheshin “Skënderbej” u organizua me sukses, duke e mbajtur larg përdorimin politik dhe duke e bërë atë një shprehje të unitetit shqiptar nga të gjitha trojet. Duke folur në emisionin ‘Trialog’, në RTSH1, Hajdari tha se protesta e zhvilluar nën moton “Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët”, shpjegoi se iniciativa erdhi pas një kërkese nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së për ndihmë nga komuniteti i Tiranës. “Ne bëmë detyrën tonë si shoqatë duke organizuar një takim 48 orë para protestës me të gjitha shoqatat jo politike në Shqipëri, si shoqata Labëria, Çamëria, Gora, Berati, Dibra dhe gjithë Shqipëria. Dolëm me...