Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë  

Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë  

Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale apo dhe kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë ishin ndër temat në konferencën shkencore “Shkenca nën presion- sfidat dhe mundësitë” në Lubjanë, Slloveni. Organizatorë të kësaj konference 14-16 tetor ishin Akademia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar “The Royal Society” dhe ajo e Gjermanisë, “Leopoldina”, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), me mbështetjen e Universitetit të Lubjanës dhe Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve. Në këtë konferencë Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Anila Hoda, sekretarja shkencore, dhe prof. asoc. dr. Elda Zotaj, shefja e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun. ASH shprehet se që nga viti 2015, Procesi i Berlinit...