Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shanset e Shqipërisë të shkojë në Botëror, ja si kuqezinjtë mund të kualifikohen
Adriatik BALLA Ndeshjet e nëntorit po vijnë dhe kuqezinjtë krahas përgatitjeve duhet të bëjnë edhe llogaritë në grupin K kualifikues për finalet e Kupës së Botës 2026. Në muajin nëntor kualifikueset e Botërorit 2026 do të ulin siparin ku do të përcaktohet gjithçka për skuadrat e kualifikuara direkt dhe ato në “play-off” ku në këtë të fundit ka shanset e saj edhe Kombëtarja shqiptare, duke qenë se Anglia e ka prerë tashmë biletën për në Kupën e Botës. Në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës në transfertë dhe do të presin në Tiranë, Anglinë e Thomas Tuhel. Dy ndeshje këto ku objektivi për skuadrën e Silvinjos është të ruajë vendin e dytë. Por cilat janë llogaritë për kombëtaren shqiptare? Kuqezinjtë padyshim që kualifikohen...