Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shtëpia e Bardhë mohon raportimet se Trump mund t’ia zbusë dënimin Diddyt
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e TMZ që sugjeronin se presidenti amerikan Donald Trump mund të shqyrtonte mundësinë për të zbutur dënimin e Sean Combs, i njohur si Diddy. Në një deklaratë zyrtare, administrata e Donald Trump mohoi çdo lidhje me këtë çështje dhe sqaroi se “nuk ka asnjë të vërtetë” në raportimet e mediatike, duke theksuar se çdo vendim për falje apo zbutje dënimi është në dorën e presidentit dhe jo të burimeve anonime. TMZ kishte raportuar se një “zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë” kishte thënë se Donald Trump po shqyrtonte mundësinë për të ulur dënimin e Diddyt, i cili këtë muaj u dënua me katër vjet e dy muaj burg për akuza të lidhura me prostitucionin. Burime të tjera...