Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Teknologjia ‘shkrihet’ me natyrën, robotët marrin formën e luleve
Shkencëtarët e University of North Carolina kanë krijuar robotë mikroskopikë në formë lulesh që ndryshojnë formë dhe sjellje sipas mjedisit, njësoj si organizmat e gjallë. Këto “lule ADN-je” përbëhen nga kristale speciale që formohen nga shkrirja e ADN-së me materiale inorganike. Ato mund të palosen e shpalosen brenda disa sekondave, çka i rendit ndër materialet më dinamike të krijuara ndonjëherë në përmasa kaq të vogla. Çdo lule ADN-je vepron si një program i vogël kompjuteri që i tregon si të lëvizë dhe reagojë. Kur mjedisi ndryshon si për shembull aciditeti rritet ose ulet, lulja hapet, mbyllet ose shkakton një reaksion kimik. Kjo do të thotë se një ditë këta robotë mund të veprojnë vetë, nga transportimi i barjnave në organizëm deri te pastrimi i mbetjeve. “Njerëzve do...