Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Serbia do të jetë vend i parë në botë që do të testojë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit, Enteromix, e zhvilluar në Rusi nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë. Vaksina është e personalizuar, duke kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral, dhe synon trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë. Ministri serb për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, njoftoi se doza e parë do të prodhohet në Spitalin Torlak në Beograd, me administrim të planifikuar nga viti 2026, dhe do të jetë e disponueshme jo vetëm për pacientët vendas, por edhe për qytetarë nga vendet e tjera evropiane. Projekti vjen pas një marrëveshjeje direkte mes presidentëve Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç, dhe një delegacion rus tashmë...