Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB
Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës. Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i drejtoreshës së ZVA-së, pas një postimi të bërë në Facebook nga bashkëshortja e tij, gjithashtu mësuese në të njëjtën zonë. Postimi në fjalë, i cili ishte një shpërndarje e një njoftimi zyrtar nga vetë zyra arsimore, kishte të bënte me ndarjen e kompetencave dhe theksonte se zyra arsimore duhet të merret me drejtuesit e shkollave, jo me disiplinimin e mësuesve. Ky koment, sipas çiftit Alfredaj, ka qenë “shkëndija” që ndezi...