Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Mafia shqiptare si Ndragheta”, gazetari italian zbërthen skemën: Ja si celula terroriste, zhduken pa gjurmë
Gazetari italian, Nello Trocchia, autor i një libri për krimin e organizuar ka folur për mafian shqiptare. Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ngjan shumë me Ndragheta-n pasi është më shumë familjare. Ai shpjegon se ajo ka disa celula që kur është e nevojshme dhe kur kanë përballje me kundërshtarë, bashkohen në një të vetme e më pas zhduken me shpejtësi. “Mafia shqiptare ka karakteristike specifike, ndryshe nga mafia italiane. Ajo nuk ka një strukturë piramidale. Ajo ka rrënjë familjare si Ndragheta. Unë e them në librin tim, pas bisedimeve me hetuesit. Një organizatë ka disa celula të ngjashme. Nuk ka një dominim shqiptar. Disa hetues që e kanë thelluar këtë temë më kanë referuar se ato i ngjajnë celulave terroriste. Në territor kanë ushtarë...