Gazetari italian tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria për të goditur grupet kriminale

Gazetari italian tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria për të goditur grupet kriminale

Gazetari italian Nello Trocchia, i njohur për raportimet mbi mafian dhe krimin e organizuar, jep një mesazh të qartë për institucionet shqiptare: lufta ndaj krimit fillon te paratë. ”Giovanni Falcone, një nga hetuesit dhe gjyqtarët e vrarë nga Cosa Nostra, thoshte gjithmonë: ‘Ndiq paranë’. Organizatat mafioze luftohen duke i lënë pa të mira, pa para. Kjo bëhet përmes konfiskimit të pasurive, të gjitha të mirat, investimet dhe çdo gjë që është ricikluar nga aktivitetet kriminale duhet t’u hiqen”,-tha Trocchia. Për të në Shqipëri nevojitet një përmirësim i ligjeve për konfiskimin e pasurive, pasi aktualisht është e vështirë të goditen përfitimet e bizneseve të lidhura me aktivitetet e paligjshme. ”Është një normë që duhet përmirësuar dhe rafinuar, sepse ndryshe nuk mund të goditen fitimet që kanë...