Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqiptarët kapen me armë dhe sulmojnë policinë në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, 34 dhe 37 vjeç, gjatë një kontrolli në zonën e Borgo Panigale, Itali. Gjatë ndalimit, autoritetet gjetën në automjetin Volkswagen Golf një armë zjarri të vjedhur, municione dhe një dritë dore që përdorej për të simuluar kontrolle të rreme policore. 34-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit, pranim të mallrave të vjedhura dhe mbajtje të pajisjeve të falsifikuara me simbole zyrtare. Ndërkohë, 37-vjeçari tentoi të largohej me forcë në momentin e ndalimit, duke plagosur disa efektivë dhe dëmtuar automjetin e policisë. Ai akuzohet për rezistencë ndaj arrestimit, dëmtim të pronës publike dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.