Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, dy makina përplasen kokë më kokë! Shmanget tragjedia
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, që punonte lëndë djegëse (benzinë), është përfshirë nga flakët pas përplasjes. Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë, janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.