300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa. “Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT. Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës....
Burimi: Sot.com.al