No Image Available

30 miliardë lekë për drejtësinë/ Premtime për qytetarët, të dënuarit dhe pronat

Sistemi i drejtësisë do të ketë në dispozicion rreth 30 miliardë lekë gjatë vitit 2027, buxheti më i lartë i miratuar deri më tani për këtë sektor. Shifrat u prezantuan nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në Komisionin e Ligjeve, ku ai theksoi se fondet synojnë të përmirësojnë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve. Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të sistemit arrin në 29.95 miliardë lekë. Sipas Gogut, fondet do të mbështesin rritjen e numrit të magjistratëve dhe stafit ndihmës, me synimin për të ulur çështjet e prapambetura në gjykata. Ministri deklaroi gjithashtu se do të garantohen paga më të larta për magjistratët, ndërsa vijon projektimi i Polit të Drejtësisë në Tiranë, ku parashikohet të përqendrohen prokuroritë, gjykatat dhe...