“3 plagë kemi”! Rama: Shqiptarët nuk gjejnë derën, administrata labirint…

“3 plagë kemi”! Rama: Shqiptarët nuk gjejnë derën, administrata labirint…

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të ministrave. Rama ka renditur tre probleme që sipas tij kanë qytetarët me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji. Edi Rama: Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër....