Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

Brukseli pret sot samitin e radhës mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do të jenë integrimi i rajonit, forcimi i bashkëpunimit politik dhe përballimi i sfidave të përbashkëta. Samiti do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilët, sic theksojnë mediat vendase, shpresojnë që të ruajnë ritmin e zgjerimit të bllokut. Liderët e unionit do të shqyrtojnë ecurinë e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me vëmendje të veçantë te Plani i Rritjes dhe mundësitë për zgjerimin e përfitimeve që ai ofron për rajonin. Në fokus do të jetë edhe procesi i anëtarësimit të Malit të Zi, i cili synon të përmbyllë negociatat për të...