Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!
Pas takimit me Gunther Krichbaum, deputetja e PD-së tha se përparimi në integrim duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën. Tabaku bëri të ditur në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në mesazhin pas takimit, deputetja e vuri theksin te ndikimi që duhet të kenë reformat e integrimit për qytetarët. “Për Shqipërinë, ky proces merr kuptim kur reformat sjellin ndryshime që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme”, shkroi Tabaku. Ajo nënvizoi edhe rolin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit. “Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim”, shtoi deputetja.
Burimi:
javanews.al