Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 të arrestuar (EMRAT-VIDEO)

Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 të arrestuar (EMRAT-VIDEO)

pamje nga operacioni SHKODËR- Pas 3 muajash hetime, Policia e Shkodrës ka goditur një grup, i cili  shite lëndë narkotik pranë shkollave dhe ambienteve publike. Sipas njoftimit, gjatë operacionit janë arrestuar 13 persona: Qamil Gusha, Fatjon Gokaj, Martin Pezerja, Abedin Sufaj, Lisart Draçini, Emanuel Marku, Sokol Kuçi, Izmir Tafili, Edilberto Fusha, Emiljan Fusha, Gjonfranko Krahishta, Lionis Marku, Mariglen Gjergji. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, 3 prej tyre me precedentë kriminal, të organizuar në disa grupe, shitnin lëndë narkotike në doza, pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës. Gjatë operacionit, janë sekuestuar 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për paketimin e lëndës narkotike në doza. Njoftimi i plotë: Finalizohet...