3 orë protestë, Policia përgjigjet herë pas here me gaz lotsjellës

3 orë protestë, Policia përgjigjet herë pas here me gaz lotsjellës

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth 3 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij. Policia po hedh herë pas here gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët. Studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.