Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i frikshëm në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, njëri shpërthen në flakë
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec – Korçë ne vendin e quajtur Qafë Plloçë. Sipas korrespondentes së Top Channel Dhorjela Çule, dy mjete janë përplasur dhe njëri prej tyre pas përplasjes është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ia kanë dalë të dalin nga mjetet në kohë duke shmangur kështu një tragjedi. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit. Top Channel