VIDEO/ Aksident i frikshmëm në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, njëri shpërthen në flakë

VIDEO/ Aksident i frikshmëm në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, njëri shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.  Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.  Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.