Rritet bonusi i fundvitit, 10 deri në 15 mijë lekë shpërblim në varësi të masës së pensionit

Rritet bonusi i fundvitit, 10 deri në 15 mijë lekë shpërblim në varësi të masës së pensionit

Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij. Kështu nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë mbi 515 individë që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.  “Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth...