Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në Podujevë, plagoset një person
Përleshje fizike dhe të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur rreth 14:30, ndërsa i plagosur ka mbetur një person nga goditja me sende të forta, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri gjithashtu me dije se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 4 persona, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. “Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur...